E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Ushtrimi i dhunës fizike ndaj një reporteri në detyrë është i papranueshëm

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, ka përcjellë së fundmi me shumë shqetësim aktin e rëndë të ushtrimit të dhunës ndaj gazetarit audioviziv Elvis Hila në qytetin e Lezhës.
Kërcënimi psikologjik dhe ushtrimi i dhunës fizike ndaj një reporteri në detyrë janë akte të papranueshme, janë cenim i rëndë i standardeve të lirisë dhe pavarësisë së medias.
AMA pret me padurim zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vënien para drejtësisë të autorëve të këtij akti të shëmtuar dhe të rrezikshmëm për lirinë e shprehjes.
AMA qëndron krah gazetarit Elvis Hila dhe të gjithë kolegëve të redaksive që punojnë me angazhim dhe përgjegjësi profesionale për informimin e publikut.

AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE

Perpara Qarku Durrës – Tryeza e dhjetë e këshillimit publik në kuadër të rishikimit të Kodit të Transmetimit

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2021 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara