E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Takim pune AMA-OSBE mbi dinamikat e tregut audioviziv në Shqipëri

Takim pune AMA-OSBE mbi dinamikat e tregut audioviziv në Shqipëri

1

 

Zhvillimet në spektrin audioviziv, roli dhe angazhimi i AMA-s si institucion rregullator dhe kontributi e mbështetja e OSBE-së në garantimin e lirisë dhe pavarësimit të medias, ishin çështjet kryesore që u diskutuan mes kryetarit të Autoritetit, z. Gentian Sala dhe z. Harlem Désir, Përfaqesuesi i Lartë i OSBE-së për Lirinë e Medias.  Z. Désir dhe delegacioni që e shoqëronte u interesuan mbi kushtet e punës dhe problemet e gazetarëve në Shqipëri, vijimi i procesit të dixhitalizmit dhe impakti te operatorët e tek publiku i gjerë,  marrëdhëniet e AMA-s me Transmetuesin Publik apo subjektet e tjera private etj. Mungesa në Shqipëri e instrumenteve për matjen e audiencës, e lidhur kjo dhe me procesin e ndarjes së reklamës në operatorë të ndryshëm, ishte një tjetër temë mbi të cilën u diskutua në takim.

Kryetari i AMA-s, z. Gentian Sala në prezantimin e punës së institucionit foli për ecurinë e procesit të dixhitalizimit, apo dhe për rolin e institucionit në proceset elektorale. Ai u tregoi bashkëbiseduesve dhe për iniciativën e fundit për zhvillimin e një takimi javën e ardhshme për nxitjen e debatit mbi instrumetet efikase të matjes së audiencës, për të gjetur rrugë e zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjata në rankimin e operatorëve sipas shikueshmërisë, e pranuar nga të gjitha palët e interesuara, si një tregues për transparencë dhe besueshmëri në kohën promocionale. Z. Sala nënvizoi dhe kujdesin e vëmendjen që ka AMA për ndjekjen e zbatueshmërisë së Kontratës së Shërbimit nga RTSH dhe vijimin e frymës së partneritetit me këtë institucion.

Autoriteti i Mediave Audiovizive

Tiranë, më 12.02.2018

Perpara Mbrojtja e fëmijëve në shërbimet e medias audiovizive – Sfidat drejt së ardhmes

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara