Përfundoi procesi i dixhitalizmit tokësor dhe në qarkun e Fierit

Përfundoi procesi i dixhitalizmit tokësor dhe në qarkun e Fierit

Pas qarkut të Beratit dhe Korçës, tashmë dhe në atë të Fierit, Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, ka përmbyllur procesin e dixhitalizimit të transmetimeve televizive.

Në të gjithë qendrat administrative të qarkut u fikën transmetimet analoge dhe janë në funksion transmetimet numerike të operatorit publik, RTSH, si dhe të operatorëve privatë kombëtarë: Digitalb, Klan TV, Top-Channel, Vizion+ dhe Adtn.

Qytetarët e Fierit, por dhe vizitorët dhe turistët që e kanë zgjedhur qarkun si destinacion të përkohshëm, tashmë falë infrastrukturës teknologjike të re dixhitale, kanë akses që të ndjekin gjatë gjithë kohës rreth 30 programe pa pagesë, të  operatorit publik apo atij privat.

Në vijim të procesit dixhitalizimit të transmetimeve televizive, AMA është duke bërë përgatitjet e fundit për zbatimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm dhe jetik për publikun në qarqet Tiranë e Durrës.

Autoriteti i Mediave Audiovizive          

Tiranë, më 10.04.2018