E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Përfundoi me sukses procesi i dixhitalizmit tokësor dhe në qarkun e Korçës

Përfundoi me sukses procesi i dixhitalizmit tokësor dhe në qarkun e Korçës

Pas qarkut të Beratit, tashmë dhe në atë të Korçës, Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, ka përmbyllur me sukses procesin e dixhitalizimit të transmetimeve televizive.

Në të gjithë qendrat administrative të qarkut u fikën transmetimet analoge dhe janë në funksion transmetimet numerike të operatorit publik, RTSH, si dhe të operatorëve privatë kombëtarë: Digitalb, Klan TV, Top-Channel, Vizion+ dhe Adtn.

Qytetarët e Korçës, por dhe vizitorët dhe turistët që e kanë zgjedhur qarkun si destinacion të përkohshëm, tashmë falë infrastrukturës teknologjike të re dixhitale, kanë akses që të ndjekin gjatë gjithë kohës dhe një sërë programesh pa pagesë, të  operatorit publik apo atij privat të përzgjedhur.

Konkretisht:

RTSH 1 HD

RTSH 2 HD

RTSH 3 HD

Klan HD

Top-Channel

Klan + HD

Vizion +

TV Korca

TV Lobi

UTV

Report TV

RTSH Shqip

RTSH Muzik

RTSH Kuvend

RTSH Sport HD

RTSH Film

RTSH 24

Top News

Klan Shop

Klan test

Klan Kosova HD

RTK

Kanali 7

BCTV

Në vijim të procesit dixhitalizimit të transmetimeve televizive, AMA është duke bërë përgatitjet e fundit për zbatimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm dhe jetik për publikun në qarkun e Fierit.

 

Autoriteti i Mediave Audiovizive                                                                                                  

Tiranë, më 09.01.2018

Perpara Njoftim “Për çeljen e garës për dhënien e 1 licence private kombëtare të transmetimit radio analoge”

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2021 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara