E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Në datën 3 korrik mbyllen transmetimet analoge në qarkun e Beratit

Në datën 3 korrik mbyllen transmetimet analoge në qarkun e Beratit

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), në zbatim të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat  audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe Strategjisë për Kalimin nga Transmetimet Analoge në Transmetimet Numerike, miratuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 292, datë 02.05.2012, njofton se procesi i digjitalizimit të transmetimeve audiovizive do të vijojë në qarkun e Beratit, datë 3 Korrik 2017. Ky është afati përfundimtar për mbylljen e transmetimeve analoge në këtë qark.

Për sa më sipër, AMA tërheq vëmendjen për të gjithë subjekteve audiovizivë që ushtrojnë veprimtari televizive analoge në qarkun e Beratit, në marrjen e masave për të mbështetur programin e tyre në rrjetin numerik të RTSH-së, ose në njërin prej rrjeteve numerike kombëtare të licencuara nga AMA.

Nga ana tjetër, AMA kërkon nga publiku i cili përfiton transmetimet televizive nëpërmjet teknologjisë analoge, të pajiset me marrës digjital (dekoderë të tipit DVB-T2), pasi në të kundërt, mbas datës 3 Korrik 2017, nuk do të mund të shohë më transmetime televizive në këtë qark.

Autoriteti i Mediave Audiovizive

Tiranë, më 22. 06.2017

Perpara AMA pret në takim misionin parazgjedhor të Komisionit Ad Hoc për vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, i Asamblesë Parlamentare të KiE-së.

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara