Autoriteti i Mediave Audiovizive pret në vizitë zyrtare Autoritetin Maqedonas të Mediave

AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE PRET NË VIZITË ZYRTARE AUTORITETIN MAQEDONAS TË MEDIAVE

IMG_8697

IMG_8701

IMG_8715

Autoriteti i Mediave Audiovizive priti sot në ambientet e tij vizitën e delegacionit maqedonas të Agjencisë së Medias për Shërbimet Audio dhe Audiovizive.

Kryetari i Autoritetit, Z. Gentian Sala, dhe stafi i tij mirëpritën Z. Lazo Petrusevski, President i Këshillit të Agjencisë, Z. Milaim Fetai, Zëvendës president i Agjencisë, Z. Arben Saiti Shef i Departamentit të Mbështetjes së Informacionit dhe Çështjeve të Përgjithshme, Z. Agron Ademi, Koordinator i zyrës për Marrëdhëniet me Publikun.

Në takim u diskutuan çështje me rëndësi për të dy Autoritetet, si : shkëmbimi i ndërsjellët mes dy Autoriteteve, trendet e zhvillimit të medias, risitë e teknologjisë në rajon dhe më gjerë, kuadri rregullator në funksion të matjes së audiencës, gjithashtu edhe u shkëmbyen përvojat në lidhje me procesin e digjitalizimit të transmetimeve.

Autoriteti Maqedonas ndau eksperiencën e tij në fushën e programacionit, mënyrat e monitorimit dhe sfidat si të teknologjisë ashtu edhe të burimeve njerëzore në lidhje me programacionin.

Procesi i digjitalizimit në Maqedoni është kryer në një periudhë kohore katër vjeçare dhe procesi tanimë është mbyllur me sukses.

Z. Sala e njohu delegacionin me proceset që AMA është duke punuar.  Digjitalizimi është duke vazhduar me sukses dhe pritet që të arrihen afatet e parashikuara.

Një pikë tjetër e diskutimeve mes dy përfaqësive ishte edhe bashkëpunimi për kuadrin rregullator të transmetimeve.

Z. Lazo Petrusevski, Presidenti i Këshillit të Agjencisë, u tregua i gatshëm të forcojë bashkëpunimin midis autoriteteve, do të ketë edhe shkëmbim studimesh të realizuara përkatësisht nga secili.

Shumë shpejt ky takim i parë në Tiranë do të vazhdojë edhe më tej me hapa konkret, dhe një memorandum bashkëpunimi pritet të firmoset muajt në vijim.

 

Autoriteti i Mediave Audiovizive

Tiranë, më 30.03.2018