Praktikat Mësimore

Zhvillimi i praktikave mësimore në Institucion.

Autoriteti i Mediave Audiovizive në bashkëpunim me institucionet e arsimit të lartë brenda dhe jashtë vendit, u mundëson zhvillimin e praktikës mësimore studentëve të cilët janë diplomuar apo janë në proces diplomimi në degë të ndryshme nga këto institucione.

Ky program ka për qëllim të sigurojë një këndvështrim praktik si dhe rritje profesionale të studentëve të cilët, falë një formimi akademik më të zhvilluar do të rrisin shanset për t’u punësuar më shpejt dhe për të qenë më të përgatitur për vende të punës të cilat do të kërkojnë formimin e çështjeve të zhvilluara gjatë praktikes.

Nga ana tjetër, për studentët të cilët do ndjekin këtë praktikë mësimore, duke parë më konkretisht punën dhe çështjet e trajtuara, do t’i krijojnë vetes, mundësi për të eksploruar fusha të karrierës që ata mund të pëlqejnë të ndjekin pas përfundimit të universitetit.

Ky program u mundëson organizatorëve, vlerësimin e kandidatëve të mundshëm për punësimet e mëvonshme në vendet ku ata do shfaqin interes dhe të marrin një vlerësim pozitiv.

Për informacion më të mëtejshëm rreth kritereve e modaliteteve të kryerjes së praktikës mësimore në Autoritetin e Mediave Audiovizive, klikoni këtu