Drejtoritë

DREJTORIA E PROGRAMEVE

Qëllimi i punës

Menaxhimi, studimi, verifikimi dhe funksionimi i strukturave programore të operatorëve radio e televizivë, publikë dhe privatë, konform ligjit nr. 97, datë 04.03.2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”. Monitorimi i programeve informative të operatorëve radiotelevizivë kombëtarë dhe, sipas rastit, të operatorëve lokalë, për të cilët ka vendosur më parë AMA. Monitorimi tematik (me miratim të kryetarit të AMA-s) i programeve dhe reklamave të transmetuara nga operatorë të ndryshëm radiotelevizivë apo grup operatorësh, duke ia raportuar AMA-s konstatimet, rast pas rasti, së bashku me propozimet konkrete për zgjidhjen e problemeve që vërehen.
Drejtimi i monitorimit të programeve radiotelevizive gjatë fushatave zgjedhore në bashkëpunim me KQZ-në.

Drejtor i Drejtorisë së Programeve

Arben Muka, Doktor shkencash në Gazetari dhe Komunikim me eksperiencë disa vjeçare në fushën e medias. Z. Muka ka qënë korrespondent i Deutche Welle që nga viti 1997 si dhe ekspert i medias pranë Institutit Shqiptar të Medias që prej vitit 2003. Z. Muka është angazhuar në shkrime dhe botime ku vlen të përmenden “Dinamika e transmetimeve radiofonike në Shqipëri”, “Mediat shqiptare në periudhën e pushtimit nga Italia fashiste” etj.

Kontakt: arben.muka@ama.gov.al

 

DREJTORIA PLANIFIKIMIT TË FREKUENCAVE DHE TIK

Qëllimi i punës

Planifikimi dhe Administrimi me efektivitet i frekuencave të brezit audio/audiovizive,  të përdorur nga operatorët publikë e privatë në zbatim të dispozitave të ligjit nr. 97, datë 04.03.2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”. Koordinimi me vendet fqinjë në kuadër të planifikimit dhe administrimit me efektivitet të spektrit të frekuencave. Ndjekja e inovacionit në fushën audio/audiovizive dhe nxitja e përdorimit të teknologjive të fundit në këtë fushë. Menaxhimi dhe administrimi i sistemeve të brendshme të informacionit, administrimi i sigurisë fizike dhe logjike të sistemeve mbështetëse të jashtme.

Drejtor i Drejtorisë së  Planifikimit të Frekuencave dhe TIK

Elkeda Domi diplomuar në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Elektronike. Eksperiencë pune prej 15 vitesh në fushën e komunikimeve elektronike dhe medias audio/audiovizive. Znj. Domi ka kontribuar në hartimin e akteve ligjore, nënligjore dhe politikave kombëtare në fushën e komunikimeve elektronike dhe fushën e mediave audiovizive (Politikën e Broadband, Strategjinë e kalimit nga transmetimet analoge në transmetimet numerike,  hartimin e Planit Kombëtar të Frekuencave etj).   Gjatë eksperiencës 4-vjeçare pranë AMA-s ka dhënë kontribut të veçantë në ndjekjen e procesit të digjitalizimit të transmetimeve audiovizive në vendin tonë.

Kontakt: elkeda.domi@ama.gov.al

 

DREJTORIA JURIDIKE DHE LICENSAVE

Qëllimi i punës

Rregullimi dhe mbikëqyrja e veprimtarisë radiotelevizive publike e private në territorin e Republikës së Shqipërisë, duke garantuar zbatimin e ligjshmërisë, konkurrencën e ndershme në fushën e mediave elektronike; sugjerimi i ndryshimeve të legjislacionit dhe të rregulloreve, të cilat diktohen nga evolucioni teknologjik, ekonomik, social dhe kulturor në fushën e medias elektronike.

 

DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE DHE MARRËDHËNIEVE ME JASHTË

Qëllimi i punës

Organizon punën dhe përgjigjet për zbatimin e detyrave qe lidhen me menaxhimin me efektivitet të burimeve njerëzore, sipas legjislacionit në fuqi dhe strukturës organizative të AMA-s, si dhe zhvillon dhe forcon marrëdhëniet me institucionet dhe partnerët vendas dhe ndërkombëtarë në fushën e medias. Në mënyrë të veçantë, në veprimtarinë e saj, kjo drejtori mbështetet në zbatimin e ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, ligjit nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në Administratën Publike”, ligjit 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” si dhe në aktet e tjera nënligjore të dala në zbatim të tyre.

Drejtor i Burimeve Njerëzore dhe Marrëdhënieve me Jashtë

Eriona Rusmali diplomuar për Sociologji në Middle East Technical University, në Ankara në vitin 2007, me eksperiencë disa vjecare ne menaxhimin e burimeve njerezore. Zj. Rusmali ka përfunduar studimet Master në Administrim Publik në Universitetin e Tiranës, në vitin 2010. Momentalisht, ajo është duke ndjekur studimet e doktoraturës në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës për Qeverisje dhe Politika Publike.

Kontakt: eriona.rusmali@ama.gov.al

 

DREJTORIA E SHËRBIMEVE TË BRENDSHME

Qëllimi i punës

Organizon dhe kontrollon veprimtarinë financiare të institucionit në zbatim të ligjit nr. 9228, datë 29.04.2004 “Për Kontabilitetin”, i ndryshuar dhe të “Planit Kontabël të Përgjithshëm”. Respektimi i rregullave kryesore për mbajtjen e kontabilitetit dhe për përgatitjen e paraqitjen e informacionit financiar që nxirret nga kontabiliteti. Duke koordinuar parimet kontabël themelore veprohet dhe në zbatim të ligjit nr. 97, datë 04.03.2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” dhe të dispozitave të tjera ligjore që rregullojnë marrëdhëniet në fushën radiotelevizive në tërësi.

Drejtor i Drejtorisë të Shërbimeve të Brendshme

Erisa Ymerali diplomuar për Financë në vitin 2008 në Universitetin e Tiranës. Zj. Ymerali ka experiencë në menaxhimin e burimeve në institucionet publike. Gjithashtu, ajo ka kryer me sukses trajnimet lidhur me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të kontabililetit, të certifikuar nga IKM. Zotëruse shumë e mirë e programeve financiare ALPHA dhe Financa 5.

Kontakt: erisa.ymerali@ama.gov.al

 

DREJTORIA E MBIKQYRJES

Mbikqyr tërësinë e veprimtarisë audiovizive publike dhe private në territorin e Republikës së Shqipërisë, në mënyrë që të garantohet konkurrenca e ndershme në treg si dhe mbikqyrja e shfrytëzimit të këtij spektri nga ana e subjekteve të licencuar/autorizuar nga AMA.Ka përgjegjësi për krijimin dhe ruajtjen e databazës përmes regjistrimeve dhe monitorimeve të përmbajtjes të ofruesve të shërbimit mediatik audio dhe audioviziv.

 

Drejtor i Drejtorisë Mbikqyrjes

Enkelejd Lamaj diplomuar për Drejtësi pranë Universitetit “Luarasi” me rezultate të shkëlqyera. Z. Lamaj ka eksperiencë shumë vjeçare si ekspert jurist në sektorin privat edhe publik. Ka mbajtur pozicione të rëndësishme në administratën publike shqiptare duke ndikuar në rritjen e zbatueshmërisë dhe përmirësimet e dispozitave ligjore.

Ai është autor i një sërë romanesh fiction.

Kontakt: enkelejd.lamaj@ama.gov.al