E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

AMA nuk del me vendim për Këshillin e Ankesave dhe për Beauty Contest për shkak të mungësës së kuorumit

AMA nuk del me vendim për Këshillin e Ankesave dhe për Beauty Contest për shkak të mungësës së kuorumit

Sot, më 6 tetor, u zhvillua mbledhja e radhës së Autoritetit të Mediave Audiovizive, në prani të anëtarëve të mëposhtëm:

Z.Gentian Sala Kryetar
Z.Gledis Gjipali Anëtar
Z.Piro Misha Anëtar
Z.Zylyftar Bregu Anëtar

AMA mori në shqyrtim çështjen e Këshillit të Ankesave dhe shqyrtimin e aplikimeve për licencë private kombëtare transmetimi audioviziv nëpërmjet procedurës Beauty Contest.

Bazuar në dispozitat e ligjit organik nr. 97/2013, emërimi i anëtarëve të Këshillit të Ankesave si dhe miratimi i vendimeve për dhënien/mosdhënien e licencave të transmetimit audioviziv kërkon shumicë të cilësuar, pra një total prej 5 (pesë) votash, shumicë e cila nuk u arrit në mbledhjen e AMA-s.

Licencimi i rrjeteve numerike private kombëtare përbën një nga hallkat me peshën kryesore në procesin e digjitalizimit të rrjeteve private kombëtare. Finalizimi me sukses i këtij procesi do t’i hapë rrugën e kalimit në transmetimet digjitale jo vetëm operatorëve që kanë eksperiencë në transmetimet numerike por edhe operatorëve privatë analogë kombëtare. Kjo do të shërbejë për mbështetjen në platformat numerike kombëtare të subjekteve ekzistues analogë.

AMA duhet të konkludonte me vendimmarrrje për aplikimet e depozituara prej shoqërive:

  1. “Tv Klan” sh.a.
  2. “Top Channel” sh.a.
  3. “Digit-Alb” sh.a.
  4. “Supersport” sh.a.

Pavarësisht sa më sipër, AMA e kishte të pamundur miratimin e vendimeve për çështjet e sipërcituara për shkak të mungesës së kuorumit të nevojshëm për miratimin e tyre.

Kliko Këtu

Tiranë, më tetor 2015

Perpara Takim konsultativ me përfaqësues të komuniteteve fetare në vend për hartimin e rregullores mbi transmetuesit audio të komunitetit

Leave Your Comment

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara