E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Autoriteti i Mediave Audiovizive njofton datën përfundimtare të mbylljes së transmetimeve analoge në qarkun Tiranë dhe qarkun Durrës

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) njofton se data përfundimtare e mbylljes së transmetimeve analoge në qarkun Tiranë dhe qarkun Durrës është 31 Korrik 2018. Teleshikuesit që ndjekin transmetime televizive përmes teknologjisë analoge, duhet të pajisen me dekoder digjital tokësor të tipit DVB-T2- Universal ose të jenë të pajisur me aparat televizori që ka të inkorporuar dekoderin e këtij tipi. Në kushte të tjera, mbas datës 31 Korrik 2018 nuk do të mund të shihen më transmetime televizive në qarqet Tiranë dhe Durrës. Për informacione të mëtejshme, na kontaktoni në numrin 04 410 44 55 ose 04 410 44 56”.

Perpara Audiovisual Media Authority announces the closing date of analogue broadcasting in the district of Tirana and Durrës

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2021 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara