E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Njoftim “Për çeljen e garës për dhënien e 1 licence private kombëtare të transmetimit radio analoge”

NJOFTIM PËR ÇELJEN E GARËS PËR DHËNIEN E 1 LICENCE PRIVATE KOMBËTARE TË TRANSMETIMIT AUDIO ANALOGE

 Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), në mbështetje të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, rregullores “ rregullores “Për procedurat dhe kriteret për dhënien e licencës së transmetimit audio”, miratuar me vendimin nr. 153, datë 18.07.2016 të AMA-s, i ndryshuar, si dhe vendimit nr. 221, datë 01.12.2017 të AMA-s “Për çeljen e garës për dhënien e 1 licence private kombëtare të transmetimit audio analoge dhe miratimin e dokumentacionit të licencimit” do të organizojë garën e kandidaturave për dhënien e 1 licence private kombëtare të transmetimit audio analoge, të përbërë nga:

1. licenca e shërbimit të programi audio,

2. licencë për ndërtimin e operimin e rrjetit analog.

Subjektet e interesuara për t’u pajisur me licencë private kombëtare transmetimi audio analoge, janë të lutur që të depozitojnë aplikimet në Autoritetin e Mediave Audiovizive, rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 15, Kutia Postare 1010, Tiranë, brenda datës 22.01.2018  ora 10.00.

 Dokumentacioni i plotë i konkurrimit të kandidaturave, që përfshin:

  • Rregulloren “Për procedurat dhe kriteret për dhënien e licencës së transmetimit audio” e ndryshuar;
  • Kushtet teknike të instalimit të pajisjeve transmetuese për secilën zonë të shpallur; (Pika e transmetimit, kanali);
  • Kërkesat programore;
  • Pagesat për licencën, taksat etj, të llogaritura për zonën në fjalë,

 Mund të tërhiqet në zyrën e Arkivë-Protokollit, në AMA pas kryerjes së pagesës në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme, nga çdo subjekt që synon të marrë pjesë në konkurrim.

 Aplikimet do të hapen në datën 22.01.2018, ora 10.00, në mjediset e AMA-s, ku subjektet aplikues apo përfaqësuesit e autorizuar prej tyre, kanë të drejtë të jenë të pranishëm në momentin e hapjes së dosjeve të aplikimit.

 

Autoriteti i Mediave Audiovizive

Tiranë, më 14.12.2017

Perpara Mbështetja me kontribute vullnetare për përballimin e pasojave të përmbytjeve

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara