E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Njoftim Për Subjektet Përsëritës Të Programit Të Të Tretëve

Njoftim për subjektet përsëritës të programit të të tretëve

Autoriteti i Mediave Audiovizive, duke pasur parasysh kërkesat ligjore për respektimin e të drejtave të transmetimit, sjell në vëmendjen e të gjithë subjekteve përsëritës të programit të të tretëve (kabllorë, IPTV, OTT, etj.) se transmetimi (përsëritja) e programeve (kanaleve) kombëtare, si dhe i çdo programi (kanali) tjetër, pa pasur më parë një kontratë, ose marrëveshje me mbajtësin përkatës të së drejtës së transmetimit, përbën kundërvajtje administrative, që sanksionohet me gjobë sipas ligjit në fuqi.

Për sa më sipër, AMA tërheq vëmendjen e të gjithë këtyre subjekteve, që të marrin masa dhe të bëjnë ndërprerjen e menjëhershme të transmetimit të çdo programi (kanali) kombëtar, ose programi (kanali) tjetër, për të cilin nuk është depozituar në AMA dokumentacioni i nevojshëm ligjor për të drejtën e transmetimit (përsëritjes) së tyre.

Bëhet me dije se AMA është duke kryer monitorime dhe kontrolle të përditshme dhe në rast të konstatimit të transmetimit të programeve (kanaleve) pa të drejta transmetimi, do të procedojë me marrjen e të gjitha masave përkatëse të parashikuar nga legjislacioni në fuqi, duke filluar që me dënimin me gjobë, deri në uljen e afatit të autorizimit dhe heqjen përfundimtare të tij.

Autoriteti i Mediave Audiovizive

Tiranë, më 19 Shtator 2016

Perpara Mblidhet i plotë Këshilli Drejtues i AMA-s

Leave Your Comment

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2021 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara