E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Njoftim “Për çeljen e garës për dhënien e 16 licencave të transmetimit audio analoge private”

NJOFTIM “PËR ÇELJEN E GARËS PËR DHËNIEN E 16 LICENCAVE TË TRANSMETIMIT AUDIO ANALOGE PRIVATE”

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), në mbështetje të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, rregullores “Rregullores “Për procedurat dhe kriteret për dhënien e licencës së transmetimit audio”, miratuar me vendimin nr. 153, datë 18.07.2016 të AMA-s, i ndryshuar, si dhe vendimit nr. 29, datë 21.02.2018 të AMA-s “Për çeljen e garës për dhënien e 16 licencave të transmetimit audio analoge private” do të organizojë procedurën e përzgjedhjes së kandidaturave për dhënien e 16 licencave private të transmetimit audio analoge, të përbërë nga:

  1. licenca e shërbimit të programi audio;
  2. licencë për ndërtimin e operimin e rrjetit analog.

Për zonat e mëposhtme:

Nr.Zona e ofrimit tӫ shӫrbimitPӫrcaktimi i operatoritPika
transmetuese
Frekuenca
(MHz)

1

Qarqet Tiranӫ dhe Durrӫs

Audio rajonale analoge

Fushӫ Dajt98.2
Krujӫ90.9
2Qarqet Tiranӫ dhe Durrӫs

Audio rajonale analoge

Fushӫ Dajt92.6
Krujӫ94.7

3

Qarku Vlorӫ

Audio lokale analoge

Zvërnec90.6
Treblovë92.5
Himarë89.5
Llogora95.3
Mile89.6

4

Qarku Vlorӫ

Audio lokale analogeZvërnec88.6
Treblovë96.3
Himarë89.8
Llogora96
Mile90.9
5Qarku LezhӫAudio lokale analogeTyrbe Lezhë92.5
Rrëshen93.1
6Bashkia DibӫrAudio lokale analogeHomesh (Peshkopi )89.2
7Bashkia MatAudio lokale analogeMat87.7
8Bashkia BulqizӫAudio lokale analogeBulqizӫ90
9Bashkia KlosAudio lokale analogeKlos90.7
10Bashkia PӫrmetAudio lokale analogePӫrmet89.2
11Bashkia KӫlcyrӫAudio lokale analogeKӫlcyrӫ89.5
12Bashkia TepelenӫAudio lokale analogeTepelenӫ91.7
13Bashkia MemaliajAudio lokale analogeMemaliaj92.3
14Bashkia KukӫsAudio lokale analogeQafӫ Prush/Kukӫs89.4
15Bashkia HasAudio lokale analogeHas89.7
16Bashkia TropojӫAudio lokale analogeBajram Curri90.8

Subjektet e interesuara për t’u pajisur me licencë private të transmetimit audio analoge, janë të lutur që të depozitojnë aplikimet në Autoritetin e Mediave Audiovizive, rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 15, Kutia Postare 1010, Tiranë, brenda datës 13.04.2018  ora 10.00.

 Dokumentacioni i plotë i konkurrimit të kandidaturave, që përfshin:

  • Rregulloren “Për procedurat dhe kriteret për dhënien e licencës së transmetimit audio” e ndryshuar;
  • Kushtet teknike të instalimit të pajisjeve transmetuese për secilën zonë të shpallur; (Pika e transmetimit, kanali, fuqia e transmetuesit);
  • Kërkesat programore;
  • Pagesat për licencën, taksat etj, të llogaritura për zonën në fjalë;

 mund të tërhiqet në zyrën e Arkivë-Protokollit, në AMA pas kryerjes së pagesës në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme, nga çdo subjekt që synon të marrë pjesë në konkurrim.

 Aplikimet do të hapen në datën 13.04.2018, ora 10.00, në mjediset e AMA-s, ku subjektet aplikues apo përfaqësuesit e autorizuar prej tyre, kanë të drejtë të jenë të pranishëm në momentin e hapjes së dosjeve të aplikimit.

Perpara Njoftim për çeljen e procedurës të dhënies së 1 licence të transmetimit audio të komunitetit

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2021 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara