E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Mblidhet i plotë Këshilli Drejtues i AMA-s

Mblidhet i plotë Këshilli Drejtues i AMA-s

Ditën e premte, më datë 16 shtator u zhvillua mbledhja e radhës së Autoritetit të Mediave Audiovizive. Kjo ishte mbledhja e dytë për këtë fillim sezoni.

Në mbledhje morën pjesë të gjithë anëtarët e Këshillit të AMA-s:

  1. Z. Gentian Sala Kryetar
  2. Z. Sami Neza, Zv. Kryetar
  3. Znj. Suela Musta Anëtare
  4. Z. Gledis Gjipali Anëtar
  5. Z. Piro Misha Anëtar
  6. Z. Zylyftar Bregu Anëtar
  7. Z. Agron Gjekmarkaj Anëtar

Axhenda e kësaj mbledhje ishte e ngjeshur dhe në të u përfshinë diskutimet mbi disa projektvendime dhe u morën vendime si: “Për miratimin e rregullores së Autoritetit të Mediave Audiovizive”; “Mbi një ndryshim në vendimin nr. 6 datë 22.05.2013 “Mbi miratimin e pagesave të shërbimeve që kryhen nga AMA”, i ndryshuar; “Mbi mosrinovimin e licencës së shoqërisë “Radio +2” sh.a. për subjektin radiofonik privat kombëtar “Radio +2”; gjithashtu edhe shqyrtime të tjera të aplikimeve të paraqitura dhe konstatime të tjera në lidhje me subjektet audiovizivë.

Ndër të tjera në këtë mbledhje u trajtua edhe: “Informacioni mbi kontrollin dhe shfrytëzimin e spektrit të frekuencave për operatorët audio dhe audiovizivë”.

Autoriteti i Mediave Audiovizive

Tiranë, më 16 shtator 2016

 

Perpara AMA vijon rregullimin e tregut audioviziv

Leave Your Comment

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2021 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara