E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Shkelet Kodi i Transmetimit: AMA merr katër masa administrative, “Tërheqje vëmendje”

Zbatimi i Kodit të ri të Transmetimit ka dhënë efektet e para. Me propozim të Këshillit të Ankesave, vetëm për muajin Tetor, AMA ka miratuar katër masa “Tërheqje vëmendje”, për katër televizione. Shkeljet e konstatuara janë, për përdorim të gjuhës seksise dhe mizogjene, transmetim të skenave që mund të dëmtojnë zhvillimin fizik, mendor dhe moral të të miturve dhe shkelja… Continue Reading Shkelet Kodi i Transmetimit: AMA merr katër masa administrative, “Tërheqje vëmendje”

DAB+, një mundësi për zhvillimin teknologjik të sistemit radiofonik në Shqipëri

Shqipëria merr pjesë në samitin World DAB 2023, mbajtur në Mynih në data 7-8 Nëntor.Edhe vendi ynë po shqyrton mundësitë që, pas koordinimit me vendet fqinje, t’u japë mundësinë të gjithë operatorëve radiofonik të interesuar të shtrijnë programet e tyre në teknologjinë digjitale DAB+ DAB është pranuar gjerësisht si standardi i radios digjitale, i miratuar nga transmetuesit në gjithë Europën,… Continue Reading DAB+, një mundësi për zhvillimin teknologjik të sistemit radiofonik në Shqipëri

Kryetarja e AMA-s apel për kompanitë ofruese të Internetit: Të frenojmë piraterinë në transmetimet audiovizive

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive ka ftuar sot në një takim drejtues të lartë të AKEP dhe përfaqësuesi të kompanive të mëdha ofruese të shërbimit të Internetit në vend. Qëllimi i këtij takimi ka qenë thirrja për bashkëpunim mes këtyre operatorëve dhe AMA-s për identifikimin e transmetuesve të paligjshëm të përmbajtjeve audiovizive nëpërmjet internetit.… Continue Reading Kryetarja e AMA-s apel për kompanitë ofruese të Internetit: Të frenojmë piraterinë në transmetimet audiovizive

Krasniqi në takimin e EPRA-s: Sfidat e përbashkëta dhe strategjitë e reja të rregullimit të tregut audioviziv

Sfidat aktuale të tregut mediatik kanë qenë në fokus të mbledhjes së 58-të të Platformës Europiane të Autoriteteve Rregullatore, EPRA, mbajtur në Bukuresht.Me pjesëmarrjen e 56 autoriteteve rregullatore, anëtarë nga 47 vende të Europës, në këtë takim kanë qenë të pranishëm dhe prezantuan gjetjet e tyre edhe përfaqësues të Komisionit Europian, Këshillit të Europës, Observatorit… Continue Reading Krasniqi në takimin e EPRA-s: Sfidat e përbashkëta dhe strategjitë e reja të rregullimit të tregut audioviziv

Krasniqi në takimin periodik të Komitetit Drejtues të subjekteve përfituese, Horizontal Facility III: KiE partner i rëndësishëm për vendosjen e standardeve europiane në të gjithë spektrin e tregut mediatik

Kryetarja e AMA-s, Znj. Armela Krasqini ka qenë sot pjesë e takimit periodik të Komitetit Drejtues të subjekteve përfituese, Horizontal Facility III (Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë). Autoriteti i Mediave Audiovizive është pjesë e kësaj tryeze si institucion partner me KiE, në kuadër të projektit “Mbrojtja e lirisë së shprehjes dhe medias në… Continue Reading Krasniqi në takimin periodik të Komitetit Drejtues të subjekteve përfituese, Horizontal Facility III: KiE partner i rëndësishëm për vendosjen e standardeve europiane në të gjithë spektrin e tregut mediatik

Asambleja e 22-të plenare e MNRA mbyll punimet. Liria e shprehjes, siguria e gazetarëve, gjinia dhe media si dhe edukimi i publikut diskutohen në ditën e dytë

Temat e parimeve të lirisë së medias kundrejt transmetimeve të përmbajtjeve të dëmshme audiovizive, edukimi mediatik dhe përfaqësimi gjinor në mjedisin mediatik janë trajtuar në ditën e dytë të punimeve të Asamblesë së 22-të Plenare të Rrjetit Mesdhetar të Autoriteteve Rregullatore MNRA, që u mbajt në Tiranë, me organizator Autoritetin e Mediave Audiovizive, AMA. Punimet… Continue Reading Asambleja e 22-të plenare e MNRA mbyll punimet. Liria e shprehjes, siguria e gazetarëve, gjinia dhe media si dhe edukimi i publikut diskutohen në ditën e dytë

Shqipëria merr presidencën e radhës së Rrjetit Mesdhetar të Enteve Rregullatore. Asambleja 2-ditore zhvillohet në Shqipëri

Shqipëria ka mirëpritur për herë të parë zhvillimin e Asamblesë Plenare të 22-të të Rrjetit Mesdhetar të Autoriteteve Rregullatore (MNRA). Konferenca zhvillohet në Pallatin e Brigadave dhe për dy ditë, 28-29 Shtator, do të diskutohen çështje të rëndësishme, siç janë sfidat me të cilat përballet mjedisi mediatik, por edhe vetë entet rregullatore, në ditët e… Continue Reading Shqipëria merr presidencën e radhës së Rrjetit Mesdhetar të Enteve Rregullatore. Asambleja 2-ditore zhvillohet në Shqipëri

Kryetarja e AMA-s takim me Bashkë-raporterët e KiE për Shqipërinë

Kryetarja e AMA-s, Znj. Armela Krasniqi ka  pritur në një takim, Bashkë-raporterët e KiE-së për Shqipërinë, Z. Asim Mollazada nga grupi i Konservatorëve Evropianë dhe Aleanca Demokratike, Z. Jonut Stroe i grupit të Partisë Popullore Evropiane dhe Z. Bas Klein, Zëvendëskryetar i Sekretariatit, Komiteti i Monitorimit, të cilët po zhvillojnë vizitën e tyre periodike faktembledhëse… Continue Reading Kryetarja e AMA-s takim me Bashkë-raporterët e KiE për Shqipërinë

AMA nis hetim administrativ për shoqërinë “Tring” sh.a.

Pas ankesave të administruara nga AMA gjatë fundjavës, për mosfunksionimin e shërbimit të shoqërisë “Tring” sh.a., dhe pas verifikimeve të bëra në terren nga ekipi i Drejtorisë së Inspektimit dhe Mbikëqyrjes, është konstatuar se, në disa zona, shërbimi OTT i Shoqërisë “Tring” sh.a. ështe ndërprerë. Në përputhje me konstatimet dhe referuar pikës 5, të nenit… Continue Reading AMA nis hetim administrativ për shoqërinë “Tring” sh.a.

Krasniqi në forumin e BRAF: Sfidat tona në epokën e medias digjitale

Sfidat e licensimit të medias në epokën digjitale, dezinformimi, edukimi mediatik i publikut në formën e aftësisë kritike për të kuptuar dhe për t’u përfshirë në mënyrë të përgjegjshme në media, kanë qenë disa nga temat e trajtuara në forumin vjetor të enteve rregullatore të vendeve të Detit të Zi, BRAF. Në Konferencën e zhvilluar… Continue Reading Krasniqi në forumin e BRAF: Sfidat tona në epokën e medias digjitale

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara