E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

AMA vijon konsultat informuese me operatorët e allotmentit Tiranë-Durrës për procesin e digjitalizimit

Autoriteti i Mediave Audiovizive zhvilloi sot një takim me operatorët e allotmentit të zonës Tiranë Durrës. Ky takim vijon në vazhdën e takimeve konsultuese që Autoriteti po ndërmerr dhe do të vijojë deri në implementin e plotë të procesit të digjitalizimit në vend. Continue Reading AMA vijon konsultat informuese me operatorët e allotmentit Tiranë-Durrës për procesin e digjitalizimit

FTESË PËR NEGOCIATË

Në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 292, datë 02.05.2012 “Për miratimin e strategjisë së kalimit nga transmetimet analoge në ato numerike”, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.1195, datë 05.08.2008 “Për blerjen, zhvillimin, prodhimin e bashkëprodhimin e programeve a të reklamave për transmetim nga operatorët radiotelevizivë ose botim në median e shkruar, dhe… Continue Reading FTESË PËR NEGOCIATË

AMA në konsultë informuese me operatorët e allotmentit të Tiranës

Autoriteti i Mediave Audiovizive në kuadër të fushatës së informimit mbi procesin e digjitalizimit, ditën e martë, më datë 19.07.2016 zhvilloi një takim konsultativ me të gjithë ofruesit e shërbimit audioviziv që operojnë në qarqet e Tiranës dhe Durrësit. Siç ka lajmëruar edhe Radio Televizioni Shqiptar, në fillim të muajit tetor fillon procesi i digjitalizimit për këtë allotment. Continue Reading AMA në konsultë informuese me operatorët e allotmentit të Tiranës

Miratohet “Projekt-Rregullorja për Procedurat dhe Kriteret për Dhënien e Licencës së Transmetimit Audio”

Autoriteti i Mediave Audiovizive, në mbledhjen e Këshillit të datës 18 korrik 2016 miratoi Projekt-Rregulloren për Procedurat dhe Kriteret për Dhënien e Licencës së Transmetimit Audio. Kjo rregullore, tanimë përcakton rregullat, kriteret dhe procedurat e licencimit për dhënien e licencës së transmetimit audio, në mbështetje të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”. Continue Reading Miratohet “Projekt-Rregullorja për Procedurat dhe Kriteret për Dhënien e Licencës së Transmetimit Audio”

AMA organizon takim konsultativ mbi reklamat dhe komunikimet tregtare audiovizive

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, organizoi ditën e enjte, 26.05.2016, një takim konsultativ me subjekte televizive, ku në fokus ishte mënyra se si përdoret gjatë transmetimeve audiovizive hapësira e reklamave dhe komunikimeve tregtare. Continue Reading AMA organizon takim konsultativ mbi reklamat dhe komunikimet tregtare audiovizive

AMA dhe RTSH për digjitalizimin dhe Kontratën e Shërbimit Publik

AMA dhe RTSH për digjitalizimin dhe Kontratën e Shërbimit Publik Ditën e mërkurë, më 25.05.2016, u zhvillua një takim pune mes drejtuesve të Autoritetit të Mediave Audiovizive, AMA, z. Gentian Sala dhe të Radiotelevizionit Shqiptar, RTSH, z. Thoma Gëllçi. Ky ishte kontakti i parë zyrtar mes dy institucioneve, që pas zgjedhjes së drejtorit të ri… Continue Reading AMA dhe RTSH për digjitalizimin dhe Kontratën e Shërbimit Publik

Autoriteti i Mediave Audiovizive në bashkëpunim me MIAP organizojnë konfererencën “Media e gjeneratës tjetër”

Më datë 20 Maj, Autoriteti i Mediave Audiovizive në bashkëpunim me Ministrinë e Inovacionit dhe Administratës Publike në kuadër të Javës së Inovacionit organizuan konferencën “Media e gjeneratës tjetër”. Në aktivitet u prezantuan risitë e fundit nga bota teknologjike dhe inovacionit të aplikuara në Shqipëri në infrastruktura të ndryshme të transmetimit numerik si ato tokësore, satelitore, CaTv, IPTV, etj. Continue Reading Autoriteti i Mediave Audiovizive në bashkëpunim me MIAP organizojnë konfererencën “Media e gjeneratës tjetër”

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2021 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara