E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

INTENSIFIKIM NË BASHKËPUNIMIN MES AMA-S DHE KPM-SË

Ditën e premte, 25.09.2020, në mjediset e AMA-s u zhvillua një takim pune mes autoriteteve rregullatore të Shqipërisë dhe të Kosovës. Kryetari AMA-s, z. Gentian Sala dhe Kryeshefi Ekzekutiv i KPM-së (Komisioni i Pavarur i Medias në Kosovë), z. Luan Latifi përmendën bashkëpunimin dhe komunikimin sistematik të institucioneve, në shërbim të konsolidimit të performancës institucionale… Continue Reading INTENSIFIKIM NË BASHKËPUNIMIN MES AMA-S DHE KPM-SË

Transmetimi i mesazhit informues dhe ndërgjegjësues për publikun për COVID-19

Në vijim të fushatës së informimit dhe ndërgjegjësimit të publikut për të parandaluar dhe evituar pasojat nga përhapja në shkallë të gjerë e COVID-19, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka përgatitur një mesazh audioviziv me udhëzime bazike dhe praktike mbi kujdesin personal dhe kolektiv të qytetarëve.   Bazuar në nenin 34 të ligjit 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ku flitet për… Continue Reading Transmetimi i mesazhit informues dhe ndërgjegjësues për publikun për COVID-19

Shtyhet edhe 3 muaj procesi i digjitalizimit në qarqet Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë

Autoriteti i Mediave Audiovizive vendos datën 30 shtator 2020 si afatin përfundimtar për digjitalizimin e transmetimeve analoge në qarqet Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë. Situata e krijuar nga Pandemia e Covid-19, kur numri i të prekurve sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë rezulton të jetë në shifra të konsiderueshme, ka krijuar vështirësi në finalizimin… Continue Reading Shtyhet edhe 3 muaj procesi i digjitalizimit në qarqet Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë

Mesazhi audioviziv për informimin dhe ndërgjegjësimin e publikut 

Përballja disamujore me koronavirusin ka nxjerrë në pah dhe rolin e ndikimin e mediave audiovizive në fushatën e informimit dhe sensibilizimit të publikut, për të parandaluar dhe evituar pasojat nga përhapja në shkallë të gjerë të COVID 19. AMA ka vlerësuar dhe vlerëson kontributin konkret të palodhur të redaksive gjatë kësaj periudhe.   Nisur nga… Continue Reading Mesazhi audioviziv për informimin dhe ndërgjegjësimin e publikut 

Deklarate e perbashket per mediat

DEKLARATË E PËRBASHKËT PËR MEDIAT Nga Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Autoriteti i Mediave Audiovizive Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve (ASHDMF) dhe Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) dënojnë rëndë çdo formë të abuzimeve seksuale me fëmijët, brenda dhe jashtë rrethit të tyre familjar. Abuzimi seksual me… Continue Reading Deklarate e perbashket per mediat

Njoftim për mediat

Nisur nga informacione dhe formulime të ndryshme mediatike, mbi vendimarrje të Autoritetit të Mediave Audiovizive, AMA dhe Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, ISHSH, për mbyllje të subjektit ORA News, bëjmë me dije se, nuk ka asnjë vendim apo qëllim për mbylljen e ndonjë televizioni. Për rastin konkret, ka pasur një paralajmërim me tërheqje vëmendjeje ditën e mërkurë,… Continue Reading Njoftim për mediat

NJOFTIM PËR MEDIAN

Nga evidentimi i rasteve më të fundit në programet “Open” në televizionin Top Channel dhe “Klanifornia” në televizionin Klan, për prezencë të më shumë se dy personave në studio, AMA falenderon për mirëkuptimin autoritetin shëndetësor për mosaplikimin këtë herë të gjobave të parashikuara për këto shkelje të Aktit-Normativ në kushtet e pandemisë. AMA i ka… Continue Reading NJOFTIM PËR MEDIAN

Shtyhet deri më 30 qershor digjitalizimi në qarqet Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë

Shtyhet deri më 30 qershor digjitalizimi në qarqet Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë Autoriteti i Mediave Audiovzive në mbledhjen  e datës 26 mars 2020, përmes komunikimit virtual të anëtarëve, vendosi shtyrjen me 3 muaj të afatit të mbylljes së transmetimeve analoge në qarqet Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë. 30 qershori 2020 është afati i ri… Continue Reading Shtyhet deri më 30 qershor digjitalizimi në qarqet Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë

Transmetimi i spotit sensiblizues

Nisur nga dinamika e zhvillimeve të shkaktuara nga përhapja e COVID-19 në vendin tonë, si dhe nga mobilizimi tërësor për të parandaluar dhe përballuar pasojat potenciale, lutemi transmetoni disa herë spotin audioviziv sensibilizues bashkëlidhur. [/et_pb_text][et_pb_video _builder_version=”3.19.7″ src=”http://ama.gov.al/wp-content/uploads/2020/03/Transmetimi-i-spotit-sensiblizues.mp4″ /][et_pb_text _builder_version=”3.19.7″] AMA mbetet besimplotë se në keto rrethana të vështira dhe të jashtëzakonshme për Shqipërinë, si dhe… Continue Reading Transmetimi i spotit sensiblizues

Transmetimi i spotit sensiblizues

Nisur nga dinamika e zhvillimeve të shkaktuara nga përhapja e COVID-19 në vendin tonë, si dhe nga mobilizimi tërësor për të parandaluar dhe përballuar pasojat potenciale, lutemi transmetoni disa herë spotin audioviziv sensibilizues bashkëlidhur. AMA mbetet besimplotë se në keto rrethana të vështira dhe të jashtëzakonshme për Shqipërinë, si dhe sfidat që kemi perpara, redaksite… Continue Reading Transmetimi i spotit sensiblizues

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara