Respektimi i kërkesave të Kodit Zgjedhor në pasqyrimin e fushatës zgjedhore

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), në cilësinë e autoritetit rregullator që ushtron aktivitet sipas ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, referuar ndryshimeve në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”, është ngarkuar me monitorimin e mbulimit të fushatës zgjedhore në mediat audiovizive. Siç […]

Shkëmbimi i eksperiencave në mbulimin e fushatave zgjedhore mes AMA-s dhe KPM-së një hapësirë e re bashkëpunimi mes dy rregullatorëve

Një delegacion nga Komisioni i Pavarur i Medias së Kosovës, KPM, ishte sot për vizitë zyrtare në mjediset e Autoritetit të Mediave Audiovizive, AMA. Procesi i monitorimit të mënyrës se si subjektet audio dhe audiovizive mbulojnë fushatën elektorale ishte tema kryesore e bisedimeve mes kryetarit të AMA-s, z. Gentian Sala dhe homologut të tij të […]

Zbatimi i kërkesave dhe standardeve ligjore për publicitetin e barnave

Nisur nga problematikat e identifikuara në publicitetin e barnave mjekësore, AMA i ka adresuar sot një shkresë zyrtare Ministrisë së Shëndetesisë dhe Mbrojtjes Sociale, për dijeni dhe Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, Shoqatës së Përfaqësive Shqiptare Farmaceutike, Unionit të Biznesit Farmaceutik si dhe disa OSHMA-ve. Më poshtë ju njohim me tekstin e shkresës. […]

AMA i bashkohet programit të Kryqit të Kuq Shqiptar për dhurimin vullnetar të gjakut

Nisma e Kryqit të Kuq Shqiptar “Dhuro gjak dhe bëje botën një vend më të shëndetshëm”, me qëllim pasurimin e bankës së gjakut për sigurimin e gjakut të mjaftueshëm për fëmijët talasemikë, për të katërtin vit radhazi mbështetet nga stafi i Autoritetit të Mediave Audiovizive. Stafi i AMA-s dhuroi gjak vullnetarisht, për të plotësuar nevojat […]

“Pёr rregullat e raportimit të veprimtarive me karakter publik të çdo institucioni publik, e me kapital shtetëror, agjencive, enteve shtetërore, kategoritë e veprimtarive të ndaluara, si dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes dhe përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore para zgjedhjeve”

Në zbatim të Nenit 7 paragrafi 1/c  të Vendimit nr. 9 datë 24.12 2020 të Komisionit Rregullator të KQZ “Pёr rregullat e raportimit të veprimtarive me karakter publik të çdo institucioni publik, e me kapital shtetëror, agjencive, enteve shtetërore, kategoritë e veprimtarive të ndaluara, si dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes dhe përdorimit të burimeve njerëzore, […]

Finalizimi i procesit të digjitalizimit të transmetimeve audiovizive

Digjitalizimi i transmetimeve audiovizive ka përfunduar plotësisht më datë 30 dhjetor 2020, duke realizuar dhe përmbushur në këtë mënyrë këtë detyrim ndërkombëtar dhe kombëtar të mbartur ndër vite. Procesi i digjitalizimit të transmetimeve audiovizive, konsiderohet një zhvillim i rëndësishëm në fushën e medias, pasi sjell një ndryshim rrënjësor të mënyrës së të parit televizor. Procesi […]

Tryeza e diskutimit – “Fëmijët dhe shprehitë e edukimit mediatik”

Ditën e enjte, më 17 dhjetor 2020, Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, organizoi tryezën e diskutimit virtual me temë “Fëmijët dhe shprehitë e edukimit mediatik”, në vijim të aktiviteteve që AMA realizon me fokus mbrojtjen e fëmijëve nga përmbajtjet e dëmshme në transmetimet audio dhe audiovizive. Autoriteti që nga viti 2017 ka mbështetur 5 projekte […]

AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE DHE KOMISIONERI PËR MBROJTJEN NGA DISKRIMINIMI NËNSHKRUAJNË MEMORANDUM MIRËKUPTIMI

Me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, me fokus rëndësinë e garantimit të mbrojtjes nga diskriminimi në fushën e shërbimeve audiovizive Autoriteti i Mediave Audiovizive dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi. Ky Memorandum mirëkuptimi synon institucionalizimin e bashkëpunimit dhe përcaktimin e rregullave dhe mënyrave brenda të cilave Institucioni i Komisionerit për Mbrojtjen nga […]

NJOFTIM PËR MEDIAT AUDIOVIZIVE

  Nisur nga pasqyrimi më i fundit nga mediat audiovizive i një rasti të rëndë si përpjekje për vetëvrasje i një pacienti në spitalin infektiv në Tiranë, Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, apelon ndaj OSHMA-ve që të evitojnë transmetimin me detaje të akteve të tilla dëshpëruese. Duke vlerësuar maksimalisht angazhimin dhe përkushtimin e redaksive audiovizive […]