E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Apel për OSHMA-të: Kujdes Dezinformimin!

Autoriteti i Mediave Audiovizive, gjen rastin të risjellë në vëmendje të OSHMA-ve detyrimet që rrjedhin nga ligji 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Kodi i Transmetimit dhe akte të tjera nënligjore në fuqi.

AMA ka vlerësuar dhe vlerëson maksimalisht rolin dhe kontributin e redaksive audio/ audiovizive në mbulimin e ngjarjeve të aktualitetit mbi zhvillimet që po ndodhin në të gjithë botën dhe veçanërisht ato që lidhen me agresionin rus në Ukrainë dhe situatën në dhe përreth saj.

Gjatë ditëve të fundit, mediat prestigjoze ndërkombëtare kanë ngritur shqetësimin e tyre në raport me fenomenin e dezinformimit dhe pasojat që ai sjell në shoqëri.

AMA beson se edhe në këtë rast OSHMA-të do të kenë parasysh kërkesat etike dhe profesionale për t’i njoftuar dhe paraqitur lajmet e transmetuara në një mënyrë të vërtetë, të paanshme dhe objektive, përmes fact-checking dhe duke kontribuar për shmangien e dezinformimit dhe të keqinformimit.

AMA ju fton në mbajtjen parasysh të interesave më të larta të publikut, sikurse thotë edhe Ligji 97/2013 sipas të cilit;  “ … veprimtaria e transmetimeve audiovizive siguron informim objektiv dhe të paanshëm të publikut, duke paraqitur në mënyrë të saktë faktet dhe ngjarjet, si dhe duke respektuar formimin e lirë të opinionit…”

AMA ka pritshmëri maksimale se OSHMA-të do të forcojnë edhe më shumë lirinë e shprehjes, pluralizimin dhe pavarësinë editoriale në favor të shumëllojshmërisë dhe cilësisë së ofertes mediatike për publikun sipas parimeve më të larta të gazetarisë.

 

Autoriteti i Mediave Audiovizive 

Perpara Lirimi i brezit frekuencor 700 MHz: Nënshkruhet “Deklarata e Përbashkët”.

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2021 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara