E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

AMA dhe Këshilli i Medias lidhin marrëveshje bashkëpunimi

AMA dhe Departamenti i Gazetarisë, të Fakultetit Filologjik, në Universitetin “Hasan Prishtina” nënshkruajnë marrëveshjen për praktikat studentore

Të mërkurën, datë 7 tetor, Kryetari i Autoritetit të Mediave Audiovizive Z. Gentian Sala dhe Shefi i Departamentit të Gazetarisë të Universitetit “Hasan Prishtina”, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi nënshkruan, në Prishtinë, marrëveshjen për zhvillimin praktikave studentore të studentëve të kësaj dege pranë Autoritetit të Mediave Audiovizive në Tiranë.

Kjo është marrëveshja e parë që nënshkruhet mes Autoritetit dhe Universitetit “Hasan Prishtina”. Autoriteti i Mediave Audiovizive do t’ju mundësojë zhvillimin e praktikës mësimore studentëve të Departamentit të Gazetarisë, të cilët janë diplomuar apo janë në proces diplomimi, nëpërmjet një programi trajnimi.

Ky program ka për qellim të sigurojë një këndvështrim praktik si dhe rritje profesionale të studentëve të cilët, falë formimit akademik dhe më pas njohjen me praktikën do të rrisin shanset për t’u punësuar më shpejt dhe për të qenë më të përgatitur për punën apo për interesat e tyre në punë kërkimore.

  1. Kosumi e vlerësoi këtë marrëveshje dhe theksoi se Departamenti i tij dhe studentët do të jenë tërësisht të preokupuar që të nxisin dinamika të reja midis dy institucioneve.
  2. Sala vlerësosi mikëpritjen dhe e vuri theksin te rëndësia që ka për Autoritetin, zhvillimi i marrëdhënieve me institucionet e arsimit të lartë publik në vend, për vetë statusin e qendrave të kërkimit që ato kanë. Kryetari i Autoritetit i ftoi studentët e Masterit dhe Doktoraturës të Departamentit të Gazetarisë të paraqesnin punimet e tyre të tezave për t’i botuar në periodikët e Autoritetit.
  3. Sala dhe Z. Kosumi patën pas nënshkrimit të marrëveshjes një bashkëbisedim me studentët, ku gjatë pyetjeve-përgjigjeve theksi u vu tek procesi i digjitalizimit që AMA është duke kaluar. Studentët u interesuan, po ashtu, edhe për aplikimin e marrëveshjes në praktikë. Brenda muajit tetor e njëjta marrëveshje do të nënshkruhet edhe me Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës.

Autoriteti i Mediave Audiovizive

Tiranë, më 7. 10. 2015

 

Perpara AMA nuk del me vendim për Këshillin e Ankesave dhe për Beauty Contest për shkak të mungësës së kuorumit

Leave Your Comment

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara