E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

AMA bashkëpunim me homologët e NCRTV në Greqi

AMA bashkëpunim me homologët e NCRTV në Greqi

Kryetari i Autoriteti i Mediave Audiovizive, Z. Gentian Sala, priti në një takim pune më 6 qershor 2018 një delegacion  të Këshillit Kombëtar të Radio Televizionit Grek, NCRTV, ku në përbërje ishin  Prof. George Pleios, anëtar i Këshillit dhe Znj. Dora Papadaki, eksperte ligjore. Përfaqësuesit e dy institucioneve homologe kanë zhvilluar sistematikisht kontakte në kuadër të pjesmarrjes së tyre në organizmat evropiane apo rajonalë të medias audiovizive, si EPRA, ERGA, BRAF, MNRA etj., por ky ishte takimi i parë zyrtar bilateral mes tyre, inciuar nga AMA.

Aspekte të strukturimit të dy institucioneve, përshtatja e direktivave evropiane në legjislacionin kombëtar në fushën audiovizive, shqyrtimi i përmbajtjeve të transmetuara dhe procedimi me ankesat mbi shkeljet ligjore, metodologjitë efektive për matjen e audiencës – këto dhe të tjera ishin çështje tek të cilat u ndalën më shumë në bashkëbisedim anëtarët e dy delegacioneve. Gjithashtu u vlerësua maksimalisht angazhimi për trajtimin e rasteve të mosplotësimit të standardeve për mbrojtjen e fëmijëve në përmbajtjet e emetuara, të reklamave dhe volumit të tyre, të evitimit të gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit, qasjes për veprat evropiane, sidomos nga subjektet me licence kombëtare etj.

Miqtë nga NCRTV vlerësuan përgatitjen dhe publikimin nga AMA e të dhënave nga tregu audioviziv shqiptar, si ato periodike mujore ashtu dhe përmbajtjen e treguesve të Buletinit çdo 6 muaj. Interesi nga pala shqiptare ishte për përvojën e homologëve grekë në përshtatjen e legjislacionit në monitorimin e problematikave që lidhen me të drejtat e njeriut në tërësi, në veçanti për fëmijët. Mundësia e arritjes në një memorandum bashkëpunimi mes dy institucioneve pritet të jetë hapi vijues në kooperimin AMA – NCRTV.

Ky është takimi i dytë zyrtar që AMA realizon me institucionet homologe nga rajoni. Disa javë më parë në mjediset e saj në Tiranë erdhi një delegacion nga Agjencia e Medias për Shërbimet Audio dhe Audiovizivet të Maqedonisë.

Autoriteti i Mediave Audiovizive

Perpara Njoftim për çeljen e garës për dhënien e 7 licencave të transmetimit audio analoge private

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2021 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara