E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Sekretari i Përgjithshëm / Drejtoritë

Sekretari i Përgjithshëm

Romelda Rrapollari është Sekretar i Përgjithshëm në Autoritetin e Mediave Audiovizive. Më herët ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Burimeve Njerëzore dhe Marrëdhënieve me Jashtë në AMA. Znj. Rrapollari ka një karrierë të gjatë në nivel drejtues në fushën e menaxhimit të burimeve njerezore dhe burimeve financiare në institucione publike si dhe në kompani të mëdha në sektorin privat. Është diploamuar në Tiranë në vitin 2001 në degën “Shkenca Politike” gjithashtu dhe në Fakultetin e Ekonomisë, dega “Administrim Biznes”. Njohëse e tri gjuhëve të huaja dhe me karrierë e kualifikime të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.

Kontakt: ronelda.rrapollari@ama.gov.al

Drejtoritë

DREJTORIA LIGJORE

Qëllimi i punës

Realizimi i një mjedisi rregullator, që lehtëson zhvillimin e sektorit të transmetimeve audiovizive në Shqipëri dhe që është i përgjegjshëm për nevojat e dëgjuesve dhe shikuesve nëpërmjet sigurimit të mjaftueshmërisë dhe përputhshmërisë ligjore me aktet rregullative në fuqi si dhe konform praktikave më të mira; Përgatit tërësinë e materialit të nevojshëm për licencimin e rrjeteve numerike private kombëtare, duke konsideruar që të gjitha shërbimet audiovizive të përmbushin sa më mirë nevojat e qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, duke respektuar gjuhën dhe larminë e traditave, besimeve fetare, kulturës dhe moralit të qytetarëve; Drafton hartimin e akteve nënligjore (rregullore, vendime, udhëzime, etj,)

Shqyrton përputhshmërinë e propozimeve dhe aplikimeve për ushtrimin e shërbimeve të transmetimit, përfshirë aplikimet për transmetime numerike dhe autorizimet ose licencave përkatëse, në përputhje me këtë ligj, përfshirë shërbimet e ofruara nga RTSH-ja;

Drejtor i Drejtorisë Ligjore

Donika Daci

Kontakt: donika.daci@ama.gov.al

DREJTORIA E INSPEKTIMIT DHE MBIKËQYRJES

Qëllimi i punës

Mbikëqyr tërësinë e veprimtarisë audiovizive publike dhe private në territorin e Republikës së Shqipërisë, në mënyrë që të garantohet konkurrenca e ndershme në treg si dhe mbikqyrja e shfrytëzimit të këtij spektri nga ana e subjekteve të licencuar/autorizuar nga AMA.

Drejtor i Drejtorisë së Mbikqyrjes

Ervin Celaj është diplomuar në Universitetin Europian të Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale, dega Shkenca Politike, në vitin 2013, si dhe ka kryer studimet e masterit shkencore në Politika të Krahasuara, në Universitetin Europian të Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale, viti 2015. Z. Celaj ka eksperiencë në nivel drejtues në fushën e medias dhe burimeve njerëzore në institucione private.

Kontakt: ervin.celaj@ama.gov.al

DREJTORIA E FINANCËS DHE SHËRBIMEVE

Qëllimi i punës

Organizon dhe kontrollon veprimtarinë financiare të institucionit në zbatim të ligjit nr. 9228, datë 29.04.2004 “Për Kontabilitetin”, i ndryshuar dhe të “Planit Kontabël të Përgjithshëm”. Respektimi i rregullave kryesore për mbajtjen e kontabilitetit dhe për përgatitjen e paraqitjen e informacionit financiar që nxirret nga kontabiliteti. Duke koordinuar parimet kontabël themelore veprohet dhe në zbatim të ligjit nr. 97, datë 04.03.2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar dhe të dispozitave të tjera ligjore që rregullojnë marrëdhëniet në fushën radiotelevizive në tërësi.

Drejtor i Drejtorisë të Financës dhe Shërbimeve

Edmond Doku

Kontakt: edmond.doku@ama.gov.al

DREJTORIA E MONITORIMIT DHE ANALIZËS

Qëllimi i punës

Menaxhimi, studimi, verifikimi dhe funksionimi i strukturave programore të oshma-ve publikë dhe privatë, konform ligjit nr. 97, datë 04.03.2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”. Monitorimi i programeve informative të operatorëve radiotelevizivë kombëtarë dhe, sipas rastit, të operatorëve lokalë, për të cilët ka vendosur më parë AMA. Monitorimi tematik (me miratim të kryetarit të AMA-s) i programeve dhe reklamave të transmetuara nga oshma-të, duke ia raportuar AMA-s konstatimet, rast pas rasti, së bashku me propozimet konkrete për zgjidhjen e problemeve që vërehen. Ka përgjegjësi për krijimin dhe ruajtjen e databazës përmes regjistrimeve dhe monitorimeve të përmbajtjes të ofruesve të shërbimit mediatik audio dhe audioviziv. Drejtimi i monitorimit të programeve audiovizive gjatë fushatave zgjedhore në bashkëpunim me KQZ-në.

Drejtor i Drejtorisë së Monitorimit dhe Analizës

Arben Muka, Doktor shkencash në Gazetari dhe Komunikim me eksperiencë disa vjeçare në fushën e medias. Z. Muka ka qënë korrespondent i Deutche Ëelle që nga viti 1997 si dhe ekspert i medias pranë Institutit Shqiptar të Medias që prej vitit 2003. Z. Muka është angazhuar në shkrime dhe botime ku vlen të përmenden “Dinamika e transmetimeve radiofonike në Shqipëri”, “Mediat shqiptare në periudhën e pushtimit nga Italia fashiste” etj.

Kontakt: arben.muka@ama.gov.al

DREJTORIA E INTEGRIMIT DHE LEGJISLACIONIT NDËRKOMBËTAR

Qëllimi i punës

Forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit me institucionet e tjera shtetërore si dhe me partnerët ndërkombëtarë në fushën e mediave; Ndjek dhe monitoron detyrimet ndërkombëtare që rrjedhin nga anëtarësimi në organizmat ndërkombëtare në fushën e medias si dhe identifikimi i përfitimeve të mundshme që mund të rrjedhin nga anëtarësimi në to; Drafton propozimet për nënshkrimin dhe zbatimin korrekt të marrëveshjeve ndërkombëtare, që kanë të bëjnë me transmetimet radiotelevizive; Ndjek dhe zhvillon negociatat për nënshkrimin e memorandumeve, protokolleve dhe marrëveshjeve të bashkëpunimit bilateral dhe multilateral me institucionet dhe autoritetet vendase dhe të huaj në fushën e medias; Ndjek Planin Kombëtar të Integrimit Europian si instrument i planifikimit dhe monitorimit të detyrimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit dhe i procesit të anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian, në lidhje me detyrimet e Institucionit;

Drejtor i Drejtorisë së Integrimit dhe Legjislacionit Ndërkombëtar

Kontakt:

DREJTORIA E BOTIMEVE DHE NDËRVEPRIMIT

Qëllimi i punës

Menaxhon procesin e realizimit të projekteve dhe studimeve të ndryshme të cilat promovojnë kërkimin në lidhje me çështjet e mediave audiovizive. Informon dhe nxit edukimin e grupeve të interesit dhe audiencës, përmes mbledhjes dhe publikimit të të dhënave, si dhe planifikimit të studimeve e analizave mbi performancën, problematikën dhe trendet e tregut të transmetimeve audiovizive në Shqipëri. Realizon procesin e publikimit të Buletinit Periodik të AMA-s, mbi dinamikën e tregut audioviziv në Republikën e Shqipërisë (ekonomiko financiare, teknologjike, përmbajtësore, burimet njerëzore etj.); Ndjek çdo etapë të zbatimit të projekteve të përbashkëta me partnerë nga fusha e mediave, institucioneve, organizata, subjekte, individë e OSHMA për studime tregu, trajnime, evente shkencore etj., ku në qendër do të jenë aspekte të zhvillimit të mediave audiovizive, aktualiteti e trendet; Vlerëson dhe identifikon donatorëve potencialë për financimin e projekteve të ndryshme në fushën e medias të përgatitura nga AMA.

Drejtor i Drejtorisë së Botimeve dhe Ndërveprimit

Gurjan Doçi

Kontakt: gurjan.doci@ama.gov.al

DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE DHE ARKIVË-PROTOKOLLIT

Qëllimi i punës

Menaxhimi i nëpunësve civilë të, sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar dhe akteve nënligjore në fuqi; Ndjek kalendarin e analizës së nevojave për trajnim në institucion si dhe planin e zhvillimit profesional të nëpunësve;

Mbikqyr organizimin e punës së arkiv-protokollit dhe zbatimin e rregullave të përcaktuara në Ligjin nr. 9154, datë 06.11.2003 “Për arkivat”, vendimit nr. 4, datë 19.6.2017 “Për miratimin e “Rregullores së njësuar të punës me dokumentet në autoritetet publike të Republikës së Shqipërisë” dhe akteve të tjera nënligjore në fuqi

Drejtor i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore dhe Arkivë-Protokollit

Kontakt: olta.stasa@ama.gov.al

DREJTORIA PLANIFIKIMIT TË FREKUENCAVE DHE TIK

Qëllimi i punës

Planifikimi dhe administrimi me efektivitet i frekuencave të brezit audio/audiovizive, të përdorur nga operatorët publikë e privatë në zbatim të dispozitave të ligjit nr. 97, datë 04.03.2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”. Koordinimi me vendet fqinjë në kuadër të planifikimit dhe administrimit me efektivitet të spektrit të frekuencave. Ndjekja e inovacionit në fushën audio/audiovizive dhe nxitja e përdorimit të teknologjive të fundit në këtë fushë. Menaxhimi dhe administrimi i sistemeve të brendshme të informacionit, administrimi i sigurisë fizike dhe logjike të sistemeve mbështetëse të jashtme.

Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit të Frekuencave dhe TIK

Kontakt: mina.rrudha@ama.gov.al

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara