Nisma e Kryqit të Kuq Shqiptar “Dhuro gjak dhe bëje botën një vend më të shëndetshëm”, me qëllim pasurimin e bankës së gjakut për sigurimin e gjakut të mjaftueshëm për fëmijët talasemikë, për të katërtin vit radhazi mbështetet nga stafi i Autoritetit të Mediave Audiovizive. 

Stafi i AMA-s dhuroi gjak vullnetarisht, për të plotësuar nevojat e këtyre fëmijëve duke promovuar vlerat njerëzore që përmban ky akt dhe duke e konsideruar si një vlerë të shoqërisë tonë. 

Pandemia Covid-19 ka ndikuar edhe tek angazhimi i qytetarëve për dhurimin e gjakut, ndaj kontributi dhe angazhimi njerëzor dhe qytetar është mëse i nevojshëm në këtë drejtim.

 

AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE
Tiranë, më 26.02.2021