+355 67 303 3000 info@ama.gov.al
Select Page

Në vijim të fushatës së informimit dhe ndërgjegjësimit të publikut për të parandaluar dhe evituar pasojat nga përhapja në shkallë të gjerë e COVID-19, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka përgatitur një mesazh audioviziv me udhëzime bazike dhe praktike mbi kujdesin personal dhe kolektiv të qytetarëve.

 

Bazuar në nenin 34 të ligjit 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ku flitet për informacionet që transmetohen pa shpërblim, si dhe kërkesat e rregullores së miratuar me vendim të AMA nr. 76 datë 04.04.2016, konkretisht nenin 6, pika 4, ju duhet ta transmetoni mesazhin (linkun e gjeni më poshtë) sa më shpesh të jetë e mundur.

 

AMA ka vlerësuar dhe vlerëson kontributin e jashtëzakonshëm të redaksive audio dhe audiovizive në këtë periudhë jo të zakonshme në përballjen me koronavirusin, duke besuar në vijimin e bashkëpunimit në shërbim të interesit të publikut.

 

Linku i mesazhit për transmetim

  

Autoriteti i Mediave Audiovizive​​​

15 Korrik 2020