+355 67 303 3000 info@ama.gov.al
Select Page

Përballja disamujore me koronavirusin ka nxjerrë në pah dhe rolin e ndikimin e mediave audiovizive në fushatën e informimit dhe sensibilizimit të publikut, për të parandaluar dhe evituar pasojat nga përhapja në shkallë të gjerë të COVID 19. AMA ka vlerësuar dhe vlerëson kontributin konkret të palodhur të redaksive gjatë kësaj periudhe.

 

Nisur nga shtimi i rasteve në ditët e fundit të të infektuarve në qarqe të ndryshme të vendit, por dhe nga nevoja për ta kapërcyer situatën e pandemisë, fushata e informimit dhe ndërgjegjësimit të popullatës vijon, ku përfshihen dhe subjektet audio dhe audiovizive kombëtare dhe lokale.

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka realizuar së fundmi një mesazh sensiblizues, me udhëzime bazike e praktike mbi kujdesin personal dhe kolektiv për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

 

Bazuar në nenin 34 të ligjit 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ku flitet për informacionet që transmetohen pa shpërblim, si dhe kërkesat e rregullores së miratuar me vendim të AMA nr. 76 datë 04.04.2016, konkretisht nenin 6, pika 4, ju duhet ta transmetoni mesazhin (linkun e gjeni më poshtë) sa më shpesh të jetë e mundur.

 

Linku: https://we.tl/t-aT7dQIxcTT

 

Autoriteti i Mediave Audiovizive  21 Qershor 2020