+355 67 303 3000 info@ama.gov.al
Select Page

NJOFTIM MBI SOLIDARIZIMIN E QYTETARËVE PËR MBËSHTETJE TË FAMILJEVE TË PREKURA NGA TËRMETI
Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), në zbatim të nenit 34 të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe rregullores “Për transmetimin pa shpërblim të informacioneve, mesazheve dhe njoftimeve me interes të lartë për publikun e gjerë”, miratuar me vendimin e AMA-s, nr. 76 datë 04.04.2016, ka kërkuar nga të gjithë operatorët audiovizivë të transmetojnë pa pagesë spotin publicitar për dhënie kontributi në ndihmë të fatkeqësisë natyrore.
Duke mbajtur parasysh situatën e rëndë të krijuar për shkak të fatkeqësisë natyrore, tërmetit të datës 26 nëntor 2019, dhe pasgoditjeve vijuese, transmetimi i mesazhit të mësipërm është me interes të lartë për publikun e gjerë, pasi synon të ndërgjegjësojë qytetarët që të japin ndihmën e tyre në përballimin e kësaj situate.

AMA i bën thirrje publikut të gjerë të solidarizohet në mbështetje të familjeve të prekura nga tërmeti duke kontribuar gjithsecili sipas mundësive.

Më poshtë do të gjeni spotin publicitar:

 

 

Autoriteti i Mediave Audiovizive

28 Nëntor 2019