+355 67 303 3000 info@ama.gov.al

Sot, në datën 20 dhjetor 2018, Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), organizoi tryezën e dytë të diskutimit mbi ndryshimet e propozuara në ligjin nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Ky projektligj synon krijimin e një kornize ligjore për rregullimin e përmbajtjes së informacionit që ofrohet online nga ofruesit e shërbimeve të publikimeve elektronike, me qëllim garantimin e së drejtës së informimit, të drejtës së përgjigjes si dhe mbrojtjen e dinjitetit dhe të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Duke qenë se mediat online po zënë vend gjithnjë edhe më shumë në hapësirën mediatike shqiptare ka lindur e udhës që veprimtaria e tyre të rregullohet edhe nga ana ligjore.

Në këtë takim pune që pati në qendër të diskutimeve edhe piratërinë online dhe mbrojtjen e të drejtave të transmetimet kishte përfaqësues nga AMA, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Drejtoria e Hetimit të Krimeve Financiare, Drejtoria e Hetimt të Krimeve Kompjuterike në Departamentin e Policisë Kriminale të Policisë së Shtetit si dhe përfaqësues të platformave televizive Tring dhe Digitalb. Duke qenë se subjektet audio deri tani kanë qenë të rregulluara problemet që u shtruan prej tyre ishin për rregullimin e shfaqjes së përmbajtjeve audiovizive në adresa pirate online sidomos për programet me të drejta ekskluzive.

Në takim u kërkua që në ligj të parashikohen qartë procedurat e ndalimit të këtyre akteve dhe drafti të plotësohej me komentet e tyre që problemet të zgjidhëshin sa më shpejt. Të gjithë palët e ftuara në takim u treguan shumë bashkëpunuese dhe komentet e tyre mbi projektligjin do t’i dërgojnë brenda datës 7 janar 2019.

Konsultimet për këtë projektligj do të vazhdojnë edhe ditët në vijim, me grupe me të gjera interesi.

 

Autoriteti i Mediave Audiovizive                                        

Tiranë, më 20.12.2018