+355 67 303 3000 info@ama.gov.al

PYETJE TË SHPESHTA

  1. A disponon AMA ndonjë material informues mbi lidhjen e dekoderave DVB-T2 me televizorin dhe informacione të tjera të nevojshme për procesin e digjitalizimit?

Të gjitha këto informacione do t’i gjeni të ilustruara në Broshurën që AMA ka përgatitur që në fillim të procesit, të cilen mund ta gjeni në faqen zyrtare të AMA-s.  link:

http://ama.gov.al/wp-content/uploads/2016/04/Broshura_AMA_Dixhitalizimi.pdf

  1. Pse duhet të pajisem me dekoder të tipit DVB-T2?

Për të aksesuar transmetimet digjitale është e domosdoshme që të pajiseni me një dekoder të jashtëm Universal DVB-T2, ose një televizor i cili të ketë të inkorporuar këtë tip dekoderi. Caktimi i teknologjise DVB-T2 eshte detyrim sipas percaktimeve te Strategjise se digjitalizimit e vitit 2012, dhe e ligjit 97/2013 : ”Per Mediat Auiovizive ne Republiken e Shqiperise”.

  1. Çfarë duhet të bëj në mënyrë që të kem sinjal digjital në televizorin tim?

Për të aksesuar sinjalin digjital duhet të pajiseni me një dekoder të jashtëm Universal DVB-T2 ose një televizor i cili të ketë të inkorporuar këtë tip dekoderi. Në rastin e dekoderit të jashtëm, sigurohuni që lidhja e tij me televizorin dhe antenen të jetë kryer në rregull dhe më pas vendosni televizorin tuaj në kërkim automatik, për të gjetur kanalet digjitale. Nësë dekoderi është i inkorporuar në televizor, mjafton të lidhni televizorin me antenën dhe më pas t’a vendosni në kërkim automatik.

  1. Nëse nuk pajisem me dekoder, çfarë ndodh?

Nëse ju nuk pajiseni me dekoder, apo televizori juaj nuk ka të inkorporuar dekoderin e tipit DVB-T2 atëhere ju nuk do të mund të aksesoni transmetimet digjitale. Sqarojmë se procesi i digjitalizimit do të ndodhë në të gjithë Shqipërinë. Transmetime analoge do të mbyllen dhe do të kalohet në transmetimet digjitale. Procesi është menduar të zhvillohet me faza, qark pas qarku deri në mbylljen e plotë të transmetimeve analoge në të gjithë vendin. Me mbylljen e transmetimeve analoge në qarkun ku ju banoni nuk do të mund të shikoni programe televizive nëse nuk pajiseni me dekoder të tipit DVB-T2.

  1. Cilin dekoder duhet të blej, pasi në treg ka shume lloje?

Markat e prodhimit të dekoderave mund të jenë të ndryshme por e rëndësishme është që tipi i dekoderit të jetë Universal DVB-T2, në mënyrë që të përdorni një dekoder për të gjitha platformat numerike.

  1. çfarë formati dhe rezolucioni duhet ta kem televizorin që të kem mundësi të ndjek transmetimet digjitale?

Për të aksesuar transmetimet digjitale nuk ka rëndësi se çfarë parametrash ka televizori juaj. E domosdoshme është që të pajiseni me një dekoder të jashtëm Universal DVB-T2, ose një televizor i cili të ketë të inkorporuar këtë tip dekoderi.

  1. Cila është lista e kanaleve që mund të ndiqen gjatë transmetimeve digjitale?

Lista e kanaleve është në varësi të qarkut ku ju banoni. Kanalet e lira (pa pagesë) që mund të shikohen do të jenë të gjithë kanalet e operatorëve kombëtarë (RTSH-së dhe operatorëve private), si dhe kanalet lokale/rajonale që më parë transmetonin në analog në qarkun tuaj.

  1. A duhet të paguajë për të parë transmetimet digjitale?

Transmetimet digjitale ofrohen pa pagesë dhe me pagesë. Kanalet e lira (pa pagesë) janë të gjithë kanalet e operatorëve kombëtarë (RTSH-së dhe operatorëve privat) si dhe kanalet lokale/rajonale që më parë transmetonin në analog në qarkun tuaj. Aktuaklisht, ne teknologjine digjjitale mund te shikohen te pakten 34 kanale pa pagese.

  1. A duhet të pajisem me antenë apo satelit?

Digjitalizimi i transmetimeve televizive lidhet vetëm me transmetimet tokësore dhe jo ato satelitore, kabllore apo IPTV. Për të aksesuar këto transmetime mund të provoni me antenën që keni pasur në përdorim për transmetimet analoge, pa pasur nevojë të blini antenë tjetër.

  1. Unë kam një televizor me dekoder DVB-T2 të integruar. Çfarë duhet të bëj që të shikoj transmetimet digjitale?

Televizorin tuaj duhet t’a lidhni me antenën dhe më pas vendoseni në kërkim automatik për të gjetur kanalet digjitale. Duhet të kini parasysh se, ndryshe nga transmetimet analoge, ku antena mund edhe të jetë drejtuar jo plotësisht nga pika e transmetimit, për transmetimet digjitale drejtimi i antenës ka shumë rëndësi, pasi ndikon drejtpërsëdrejti në marrjen e sinjalit dhe cilësinë e tij.

  1. A nevojitet që çdo televizor në shtëpi të pajiset me dekoder (DVB-T2) më vete?

Nëse televizori e ka të inkorporuar dekoderin DVB-T2 nuk është e nevojshme të blini dekoder të jashtëm. Në të kundërt çdo televizor duhet të pajiset me dekoder të jashtëm. Ofrohet edhe mundësia që të keni një dekodër të vetëm dhe me një ndarës (spliter) sinjali digjital të shpërndahet tek televizorët e tjerë, por në këtë rast tek të gjithë televizorët do të shihet i njëjti kanal televiziv. Pra nuk është mundësia që në televizor të ndryshëm të shihen kanale të ndryshme televizive.

  1. Nëse unë e lidh televizorin me një dekoder të jashtëm DVB-T2, a duhet ti ruaj vetë të gjitha kanalet?

Nëse e vendosni në kërkim automatik televizorin tuaj atëherë kanalet televizive digjitale do ju renditen sipas përcaktimeve të AMA-s. Ndërkohë ju jepet mundësia që t’i rendisni kanalet sipas dëshirës.

  1. Ku mund ta blej dekoderin?

Dekoderi mund të gjendet në pikat e shitjes ku tregtohen pajisje televizive si antena, kabllo televiziv, antena satelitore etj. Vetëm duhet të bëni kujdes që dekoderi të jetë i tipit universal DVB-T2, në mënyrë që të përdorni një dekoder për të gjitha platformat numerike.

  1. Si ta lidh dekoderin me televizorin?

Mënyra e lidhjes së dekoderit me televizorin dhe antenën është shumë e thjeshtë dhe e pagabueshme. Lutem ndiqni udhëzimet e manualit që ndodhet në kutinë e dekoderit.

  1. Sa kushton një dekoder i tipit DVB-T2?

Çmimi dekoderit varion sipas llojit, markës apo vitit të prodhimit. Por, AMA nuk e disponon një informacion të tille, pasi AMA nuk ka autoritetin për te kontrolluar dhe verifikuar cmimin e dekoderave në treg.

  1. Kur të mbarojë digjitalizimi në qarkun tim, a do mundem unë të shikoj më transmetime analoge?

Ju informojmӫ se procesi i digjitalizimit do tӫ ndodhӫ nӫ tӫ gjithӫ Shqipӫrinӫ. Transmetimet analoge do të mbyllen dhe do të kalohet në transmetimet digjitale. Procesi është menduar të zhvillohet me faza, qark pas qarku deri në mbylljen e plotë të transmetimeve analoge në të gjithë vendin. Me mbylljen e transmetimeve analoge në qarkun ku ju banoni, nuk do të mund të shikoni programe televizive nësë nuk pajiseni me dekoder të tipit DVB-T2 ose televizor i cili të ketë të inkorporuar këtë tip dekoderi, në mënyrë që të aksesoni transmetimet digjitale.