+355 67 303 3000 info@ama.gov.al

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), ju rikujton se data përfundimtare e mbylljes së transmetimeve analoge në qarkun Tiranë dhe qarkun Durrës është data 10 Shtator 2018.

AMA i bën thirrje të gjithë subjekteve që operojnë në këto qarqe të respektojnë afatin e përcaktuar.

Gjithashtu, të gjithë teleshikuesit që ndjekin transmetime televizive përmes teknologjisë analoge, duhet të pajisen me dekoder digjital tokësor të tipit DVB-T2- Universal ose të jenë të pajisur me aparat televizori që ka të inkorporuar dekoderin e këtij tipi.

Në kushte të tjera, mbas datës 10 Shtator 2018 nuk do të mund të shihen më transmetime televizive në qarqet Tiranë dhe Durrës.

Për informacione të mëtejshme, na kontaktoni në numrin 04 410 44 55 ose 04 410 44 56.

Autoriteti i Mediave Audiovizive

7 Shtator 2018