E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

15 Gusht 2017, afati përfundimtar për mbylljen e transmetimeve analoge në qarkun Berat

15 Gusht 2017, afati përfundimtar për mbylljen e transmetimeve analoge në qarkun Berat

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), në zbatim të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat  audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, njofton se afati përfundimtar për mbylljen e transmetimeve analoge në qarkun e Beratit do të jetë data 15 Gusht, 2017.

Për sa më sipër, AMA tërheq vëmendjen e të gjithë subjekteve audiovizivë që ushtrojnë veprimtari televizive analoge në qarkun e Beratit, në marrjen e masave për të mbështetur programin e tyre në rrjetin numerik të RTSH-së, ose në njërin prej rrjeteve numerike kombëtare të licencuara nga AMA.

Nga ana tjetër, AMA kërkon nga publiku i cili përfiton transmetimet televizive nëpërmjet teknologjisë analoge, të pajiset me marrës digjital (dekoderë universalë të tipit DVB-T2), pasi në të kundërt, mbas datës 15 Gusht 2017, nuk do të mund të shohë më transmetime televizive në këtë qark.

Autoriteti i Mediave Audiovizive

Perpara SUBJEKTE TË AUTORIZUAR PËR PËRSËRITJEN E PROGRAMIT AUDIOVIZIV

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2021 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara